29 Mars 2023

Tadiç: Edhe BE-në edhe Kosovën

Beograd, 8 mars - Serbia nuk do të presë me pozitivet çfarëdo kushti që mund t'i parashtrohet që të zgjedhë ndërmjet BE-së dhe Kosovës- ka thënë presidenti serb, Boris Tadiç, dhe ka shtuar se Beogradi asnjëherë nuk do të heqë dorë nga anëtarësimi në BE, dhe se zgjidhja për Kosovën mund të arrihet nëse ekziston vullnet i mirë.

Tadiç ka thënë se vendi i tij nuk ka alternativë tjetër veç politikës së integrimeve evropiane, dhe po ashtu nuk ka alternativë veçse të ruajë legjitimitetin dhe integritetin e vet në Kosovë.

"Zgjidhja është e mundur nëse ekziston vullnet i mirë, nëse në Kombet e Bashkuara dhe institucionet evropiane ekziston pajtimi se duhet të arrihet zgjidhje, por nuk është zgjidhje nëse njëra palë humb gjithçka, dhe tjetra i fiton të gjitha", ka thënë Tadiç.

Presidenti serb ka shtuar se Serbia nuk dëshiron të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës në takimet ndërkombëtare dhe rajonale, por sipas tij, duhet të ekzistojë "vija e kuqe", e cila nuk guxon të kalohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)