24 Mars 2023

“SHBA do të goditet nga sulmi kibernetik”

Washington, 10 maj - “Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një sulm kibernetik më pak se 15 minuta që mund të sjellë shkatërrime të krahasueshme me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001”.

Kështu pretendon një ekspert i rëndësishëm i antiterrorizmit. Riçard Klark, një ish-këshilltar i presidentit Bill Klinton dhe Xhorxh Bush, sugjeron se mungesa e sigurisë në vend kundër një sulmi të tillë mund të çojë në një “Përl Harbor elektronik”.

Në librin e tij të ri, “Lufta e Kibernetikës: Kërcënimi i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare”, që ka për bashkautor dhe Robert Knake, shkruhet se sekreti më i madh i luftës kibernetike është se ajo mund të zhvillohet në të njëjtën kohë që SHBA-ja përgatitet për tu mbrojtur.

Klark thotë se Uashingtoni është duke zhvilluar politikat e tij për ta bërë të pamundur mbrojtjen nga një sulm i tillë. “Sulmi kibernetik do të godasë fillimisht rrjetin kompjuterik të Pentagonit, përpara se të prekë rrjetet e të gjithë vendit.

Ai mund të arrijë të shpërthejë tubacionet e transportit të gazit, mund të shkatërrojë rrjetet e energjisë elektrike, mund të çorientojë të dhënat financiare dhe ne nuk do të mësojmë kurrë kush fshihej mbas gjithë kësaj”.

Klark thotë se sulmi mund të nisë nga një vend armik ose nga një hakers i vetëm. Ai këmbëngul se, ndërsa qeveria amerikane ka prezantuar masa të reja të mbrojtjes së sistemeve kompjuterike të vendit, ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të parandaluar një sulm të përmasave të tilla.

Megjithatë, administrata e presidentit Obama nuk është dakord me parashikimet e zotit Klark. Hovard Schmidt, eksperti i kibernetikës së kabinetit qeveritar, tha gjatë një interviste për Wired.com në muajin mars se “lufta kibernetike nuk ekziston. Unë mendoj se ajo është një metaforë e tmerrshme dhe e pavërtetë”.

Ai i komentoi si qesharake dhe pretendimet se sulmi mund të zhysë në errësirë vendin pas paralizimit të sistemit energjetik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)