26 Mars 2023

Putin fshehë qindra miliona euro në emër të 'dashurës sekrete'

Washington, 4 tetor - ”Pandora Papers “ ka zbuluar një tjetër sekret të Vladimir Putin. Mediat e huaja shkruajnë se Svetlana Krivonogikh, e njohur si e "dashura sekrete" e Putinit, brenda pak vitesh ka arritur të grumbullojë një pasuri përrallore, duke blerë jahte, apartamente e vila nga Moska në Shën Petërburg që kapin shifrën e 100 milionë dollarëve.

 Svetlana Krivonogic bleu një apartament në Monako përmes një kompanie bregdetare të Karaibeve në prill të 2003.

Disa javë pasi bleu shtëpinë, ajo lindi një vajzë. Në atë kohë, Svetlana kishte një lidhje “të paligjshme” me Vladimir Putinin, ndërsa ai ishte i martuar me gruan e tij Ludmila.

Svetlana ishte pastruese kur takoi Putinin. Nga marrëdhënia e saj me njeriun e fuqishëm të Rusisë, ajo nuk duket të jetë dëmtuar.

Zonja e fshehtë e Putinit deri më tani thuhet se ka, përveç shtëpisë luksoze në Monte Carlo, një apartament në një zonë të pasur të Shën Petersburgut, prona të tjera në Moskë dhe një jaht me vlerë totale 100 milionë dollarë.

Prona e blerë nga Putin në Monako kushton 4.1 milion dollarë. Ndodhet në katin e katërt poshtë kazinosë dhe është blerë nga kompania bregdetare Brockville Development Ltd, siç zbuloi gazeta britanike “Guardian”. Kur u ble shtëpia, Svetlana ishte 28 vjeç dhe në mars të të njëjtit vit, ajo lindi frytin e dashurisë së tyre, Elizabeth ose Louisa.

Zbulimet rozë për jetën personale të presidentit rus po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare, por Kremlini deri më tani ka heshtur.

Marsin e kaluar, media ruse zbuloi se Putini nuk e kishte njohur zyrtarisht si vajzën e tij. Për nënën e saj, u shkrua se ish-pastruesja është një milionere dhe pronare e një klubi nate me shfaqje erotike.

Louisa,  po studion në Universitetin e Shën Petersburg. Ajo madje ka deklaruar se është ndjekëse e një teorie ekstreme konspirative në lidhje me origjinën e pandemisë, se, domethënë, është diçka e shkaktuar nga elita për të zvogëluar popullsinë botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)