26 Mars 2023

Ministri rus i Mbrojtjes prish marrëdheniet me Putin

Moskë, 23 mars - Lufta e Vladimir Putin po zhytet në një krizë më të thellë sot mes raporteve se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu është "zhdukur pas problemeve në zemër".

Ai nuk është parë prej 12 ditësh dhe në TV janë shfaqur pamjet dhe fotografitë e vjetra, thonë mediat opozitare.

Kjo vjen pasi u zbulua se Putini kishte filluar një gjueti shtrigash në rrethin e tij të brendshëm dhe po tregohet i kujdesshëm ndaj aleatëve të ngushtë pasi SHBA dhe Britania zbuluan planet e tij ushtarake.

Ndër ata që ngjallën dyshime ishte Shoigu, i cili është në krye të operacionit të përgjakshëm ushtarak në Ukrainë, që besohet se ka çuar në vdekjen e më shumë se 10,000 trupave dhe vdekjen masive të civilëve.

Daljet e tij publike janë kufizuar ndjeshëm javën e kaluar, ndërsa vajza e tij e vogël Ksenia, 31 vjeçe, u pa duke pozuar me ngjyrat ukrainase blu dhe të verdhë.

Më 18 mars, Shoigu, 66 vjeç, u përmend në një raport në faqen e Kremlinit duke thënë se ai dhe Putin kishin diskutuar 'përparimin e operacionit special në Ukrainë' me anëtarët e përhershëm të këshillit të sigurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)