22 Shkurt 2024

Mbi 60 për qind e gjermanëve duan markën

Berlin, 30 maj - Më shumë se 60 për qind e gjermanëve dëshirojnë rikthimin e markës gjermane për shkak të dobësimit të fortë të euros, provokuar nga kriza ekonomike dhe financiare.

Ky përfundim ka dalë nga një sondazh i shoqërisë “Tns Emnid”, publikuar sot nga tabloidi “Bild”.

“Dobësimi i euros dhe kriza e muajve të fundit ka pasur një ndikim të fortë te qytetarët gjermanë”, komentoi për gazetën drejtori i “Tns Emnid”, Klaus-Peter Schoeppner.

“Për shkak të krizës financiare, më shumë se 60 për qind e popullatës dëshiron rikthimin e markës gjermane”, shtoi ai.

Njëkohësisht, një tjetër sondazh, Deutschlandtrend-i i “Infratest-Dimap”, tregon se më shumë se gjysma e gjermanëve i frikësohet rënies së nivelit të jetesës në vitet e ardhshme dhe dy të tretat druhen për kursimet e tyre.

Më tej, sipas 75 për qind e të anketuarve, më e keqa nuk ka ndodhur ende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)