02 Prill 2023

Kurti e Vuqiqi takohen sot në Ohër

Ohër, 18 mars - Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë njëherit Zëvendëspresident i Bashkimit Europian Josep dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, të cilët muajin e kaluar i thanë po një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, do të diskutojnë sot rrugët dhe ritmin e zbatimit të tij për ta shndërruar atë në një marrëveshje të ndërmjetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.   

Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit për zbatimin e Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm që gjatë takimit të Ohrit të nënshkruajë propozimin evropian, por Vuçiç ka shprehur qëndrimin se nuk i shkon “në mendje” të nënshkruajë “kapitullimin e Serbisë”.

Propozimi i BE-së synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të raporteve. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara, që ka argumentuar se “nuk ka marrëveshje më të mirë”.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)