27 Mars 2023

KS diskuton për Kosovën, Presidenti i BE-së në Kosovë

New York, 6 korrik - Sot në New York zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme për Kosovën nga Këshili i Sigurimit të OKB-së.

Kosova përfaqësohet aty nga ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, ndërsa nga Serbia do të jetë presidenti Boris Tadiç, i cili e ka kërkuar këtë seancë.

Temë kryesore do të jetë situata në pjesën veriore të Mitrovicës. Ndërkohë, udhëheqësit kosovarë e kanë dënuar njëzëri sulmin ndaj deputetit serb Petar Miletiç.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të diskutuar për tensionet në rajon.

“Serbia edhe njëherë po ballafaqohet me sfida të mëdha në Kosovë. Qytetarët tanë në Kosovë janë sulmuar”, tha Tadiq.

Ambasadori i Nigerisë në Kombet e Bashkuara, Joy Ogwu, që është kryesues i KS-së për këtë muaj, tha se Këshilli i Sigurimit do të njoftohet për incidentin, të martën më 6 korrik, dhe se në të do të jetë i pranishëm Boris Tadiq.

Nderkaq në kuadër të turneut të tij në Ballkan, Presidenti i Bashkimit Evropian (BE), Herman van Rompuy po sot pritet të vizitojë Kosovën.

Van Rompuy ka mbërritur mbrëmë në Beograd  ndërsa sot  pritet të vizitojë Kosovën. Ai do të zhvillojë bisedime me presidentin Fatmir Sejdiu si dhe me drejtuesit e EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)