29 Mars 2023

Korea e Veriut lëshon raketë balistike interkontinentale

Tokio, 18 nëntor - Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Japoni, Yasukazu Hamada.

Liderët e SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut zhvilluan një takim urgjent pas raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) të lëshuar nga Koreja e Veriut.

Sipas një njoftimi të qeverisë japoneze, liderët u takuan në Bangkok, ku gjendeshin në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).

Në mbledhjen urgjente morën pjesë kryeministri i Japonisë, Kishida Fumio, nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, dhe kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck Soo.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, në takim kanë marrë pjesë edhe kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re.

Ndryshe, më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një ICBM në drejtimin lindor në orën 10:18 të mëngjesit me kohën lokale.

Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se në orën 11:23 të mëngjesit me orën lokale, raketa supozohet të ketë rënë brenda zonës ekskluzive kombëtare japoneze.

Sipas njoftimit, raketa ka qëndruar në ajër për 69 minuta dhe ka udhëtuar rreth 1.000 kilometra.

Televizioni Publik Japonez NHK tha se administrata e Phenianit kreu testin e 34-të raketor këtë vit

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)