24 Mars 2023

Komisioneri Fuele viziton Kosovën me rastin e Ditës së Evropës

Prishtinë, 5 maj - Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Štefan Füle do të vizitojë Kosovën në vizitën e tij të dytë zyrtare më 6 dhe 7 maj 2010. 


Komisioneri Fuele do të takohet me partnerët kyçë vendës dhe ndërkombëtarë,  si kryeministrin Thaçi dhe ministrin e Integrimeve evropiane, Besim Beqaj. 


Gjatë vizitës së tij dyditore, Komisioneri Fuele do ta përurojë ndërtesën e re të Ministrisë së Punëve të Brendshme e financuar nga BE-ja, Pikën informative në Mitrovicën Veriore dhe kompleksin afarist në Zveçan.

 

Po ashtu ai do të mbajë një ligjëratë para studentëve të universitetit në Mitrovicën Veriore. Komisioneri Fuele do ta shënojë Ditën e Evropës në një pritje formale në Prishtinë. 


Z. Fuele është emëruar Komisioner për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë në shkurt 2010. Vizita e tij e mëhershme në Kosovë ishte në fund të marsit 2010.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)