29 Shkurt 2024

Klinton letër Metës për Kosovën: Do nxisim njohje të reja

Tiranë, 13 gusht - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Klinton i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, ku shpreh vlerësimet mbi rolin e Shqipërisë në çështjen e Kosovës.

Në letër, theksohet se Shtetet e Bashkuara do të nxisin njohjet e reja për Kosovën.

“Vlerësojmë gjithçka që keni bërë për Kosovën. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përforcoi pavarësinë e Kosovës dhe për këtë do të nxisim njohje të reja. Ju falënderojmë për koordinimin e ngushtë që kemi patur”, shkruan Klinton në letrën e saj.

Opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas Klinton përforcoi në mënyrë të vendosur qëndrimin tonë të hershëm se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Më tej, ajo shton se Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojmë midis tyre dhe SHBA-të mbështesin procesin e pajtimit midis dy vendeve.

"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", është shprehur sekretarja Kilinton.

Opinioni i GJND-së shton ajo në letrën e saj, mund të shërbejë gjithashtu si një katalizator për Serbinë dhe Kosovën, për të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive mbi cështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popullit të Serbisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit.

"Kjo është rruga drejt një të ardhmeje të përbashkët si pjesë e një Evrope që është e lirë, e bashkuar dhe në paqe." 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)