29 Mars 2023

Japonia goditet nga një termet prej 7.3 shkallë të rihterit

Tokio, 16 mars - Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi brigjet e Fukushimës në Japoninë veriore të mërkurën në mbrëmje, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami dhe duke lënë në errësirë më shumë se 2 milionë shtëpi në zonën e Tokios.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ra në orën 23:36 në një thellësi prej 60 kilometrash në det.

Agjencia lëshoi një paralajmërim për kujdes për cunami në disa pjesë të prefekturave Miyagi dhe Fukushima. Televizioni kombëtar NHK raportoi se cunami mund të ketë arritur në disa zona tashmë.

Sipas raportimeve, vendi u shkund fillimisht nga një tërmet me magnitudë 6 të shkallës rihter dhe më pas erdhi goditje tjetër më e fortë.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamjet se si u ndje tërmeti në Japoni. Siç shihet edhe nga videot e mëposhtme, gjatë lëkundjeve të fuqishme të tokës, qielli në Japoni u ndriçua në mënyrë të çuditshme ndërsa ndërtesat shihen teksa lëkunden.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)