02 Prill 2023

Irinej vazhdon me politikën kundër Kosovës

Pejë, 5 tetor - Patriarku serb Irinej ka vazhduar me retorikën e tij politike kundër Kosovës, duke mohuar arritjet e shënuara sidomos në këto vitet e fundit pas pavarësisë.

Kreu i Kishës serbe ka bërë thirrje që forcat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara të mbeten në Kosovë, si ”garant i ekzistencës së popullit serb në krahinën jugore”.

Duhet influencuar në Kombet e Bashkuara që të ruajmë vendet e shenjta kulturore dhe historike”, ka thënë Irinej gjatë një pritjeje të organizuar me rastin e shugurimit të tij në fronin e kishës serbe, ku merrnin pjesë zyrtarët më të lartë të shtetit serb.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)