29 Mars 2023

Grevat në Francë paralizojnë shumë sektorë të vendit

Paris, 13 tetor - Në Francë, sindikatat e punëtorëve, të hedhur në grevë, shkaktuan sot mbylljen e pjesëshme të transportit hekurudhor, ajror, të zyrave postare dhe të rafinerive në gjithë vendin, në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për të ngritur moshën e pensionit.

Nxënësit në qindra shkolla të mesme morën pjesë në protesta, në të cilat, sipas udhëheqësve të sindikatave, mund të marrin pjesë deri në 3 milion demonstrues. Kjo është protesta e tillë e katërt në 6 javë.

Protestat e mëparshme kanë zgjatur vetëm një ditë, por tani sindikatat janë zotuar se protesta e sotme nuk do të ketë fund deri sa qeveria e Presidentit Nicolas Sarkozy tërhiqet nga planet për ngritjen e moshës së pensioneve.

Më shumë se gjysma e shërbimeve hekurudhore u anulluan. Edhe gjysma e fluturimeve nga aeroporti Orly i Parisit dhe një e treta e fluturimeve nga aeroporti kryesor Charles de Gaulle pritej të anulloheshin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)