24 Mars 2023

Engel: Çështja e imazhit është e rëndësishme për Kosovën

New York, 07 maj -  Ligjvënësi demokrat nga New Yorku, Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, duke komentuar zhvillimet në Kosovë, lidhur me korrupsionin, ka vlerësuar se çështja e imazhit është e rëndësishme për Kosovën.

Korrupsioni është problem ka deklaruar Engel, duke potencuar se në Ballkan lufta ndaj kësaj dukurije duhet të vazhdojë. Kongresisti amerikan tha se ka folur me kryeministrin Hashim Thaçi dhe sipas tij ai ka marrë garancë nga Thaqi se qeveria e tij e shikon me seriozitet problemin e korrupsionit dhe po e lufton atë.

Gjerat në Kosovë, sipas Engelit, po shkojnë mirë, mirëpo korrupsionin gjithmonë duhet çrrënjosur. Duke folur ndërkaq, për zërat që potencojnë mundësinë e ndarjes së Kosovës, si një zgjidhje për marrëdhëniet e saj me Beogradin, Engel ka thënë se kjo është ide e keqe.

"Po të fillosh të shkëmbesh territore në Ballkan, kjo nuk do të ketë fund dhe mund të çojë në luftëra ose vështirësi më të mëdha. Kosova nuk duhet të ndahet. Serbët në Beograd po luajnë një lojë të rrezikshme, çdo hap që hedhin është i kalkuluar", ka thënë Engel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)