28 Mars 2023

Belgjika të mërkurën nis kthimi i azilantëve

Beograd, 8 mars - Autoritetet belge lajmëruan se prej 10 marsit do të nisë kthimi i organizuar i të gjithë azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Ambasadorja belge në Beograd, Deniz de Hauver ka thënë se azilkërkuesit nga këto dy vende i kanë krijuar problem Belgjikës.

"Kthimin e parë do ta organizojmë të mërkurën, më 10 mars, kur autobusët me personat, të cilët në Belgjikë kanë kërkuar azil do të nisen për në Serbi, në shoqëri të përkthyesve dhe pjesëtarëve të shërbimeve belge të migracionit dhe Belgjika do t'i bartë të gjitha shpenzimet e rrugës", deklaroi ajo për Radion Evropa e Lirë. Po në të njëjtën ditë do të nisë edhe kthimi i azilkërkuesve nga Maqedonia.

Ndërkohë, komiteti për ndjekjen e situatës për azilkërkuesit nga Maqedonia, që u formua pak ditë më parë nga Qeveria ka konstatuar se është zvogëluar numri i shtetasve të Maqedonisë që kërkojnë azil në vendet e BE-së. Në mbledhjen e parë të këtij komiteti, anëtarët kanë konstatuar se largimi i qytetarëve kryesisht shqiptarë drejt Belgjikës ishte si pasojë e dezinformimit dhe manipulimit.

Ndërsa inspektorati, duke kërkuar shkaktarët e eksodit ka mbyllur dy agjenci turistike nga Shkupi, të cilat kanë punuar pa licencë. Agjencitë turistike “Sky Vim AB” dhe “Jashku Jashar” u mbyllën dy ditë më parë pasi kanë punuar pa licencë. Agjencia “Skaj Vim AB” ka qenë pronë e vëllait të deputetit rom Ambi Bajram, ku edhe ky i fundit u akuzua se ka organizuar transportimin e romëve për në Belgjikë. Deputeti Amdi Bajram, i hodhi poshtë akuzat, duke u mbrojtur se nuk qëndron pas organizimit të largimit të qytetarëve për në vendet e BE-së.

Pas liberalizimit të regjimit të vizave me vendet e Shengenit më 19 dhjetor të vitit 2009, Belgjika u përball me numër të rritur të kërkesave për azil nga shtetasit e Maqedonisë. Të hënën në Maqedoni do të vijë edhe kryeministri i Belgjikës.

Një valë e romëve të mashtruar u nisën drejt Suedisë

Rreth një mijë romë, kryesisht nga Serbia, por edhe një pjesë nga Maqedonia dhe Mali i Zi, kanë arritur me autobusë në Suedi. Ata janë mashtruar dhe kanë besuar se kanë të drejtë për benefite sociale dhe leje qëndrimi, por askush prej tyre nuk mund të qëndrojë në Suedi, shkruan gazeta ditore suedeze "Svenska dagblladet".

Mbërritja e shpeshtë e autobusëve në Geteborg dhe Malme, të cilët i transportojnë romët nga Ballkani, e shtynë Entin suedez të migracionit të ndërmarrë masa adekuate."Bëhet fjalë për agjenci udhëtimesh, pas të cilave qëndrojnë afaristë të pafytyrë, të cilët i mashtrojnë njerëzit të cilët janë të përballur me probleme sociale", thotë Dan Eliason, drejtor i përgjithshëm i Entit suedez të migracionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)