24 Mars 2023

BE: Komisioni Evropian të japë opinion për anëtarësimin e Serbisë

Bruksel, 26 tetor - Bashkimi Evropian është pranë marrjes së një vendimi për kërkesën e Serbisë për t’u anëtarësuar në bllok. Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë sot dakort t’i kërkojnë Komisionit Evropian të japë një opinion mbi aplikimin e Serbisë.

Opinioni është një hap procedural në procesin e gjatë të anëtarësimit. Bashkimi Evropian tha se Serbia duhet të bashkëpunojë më shumë me gjykatën e OKB-së për krime lufte.

Qeveria e Hollandës këmbëngul që Beogradi të arrestojë kriminelët e luftës që kërkohen nga gjykata.

Kërkesa e Serbisë për anëtarësim në BE mori shtytje që kur vendi ra dakort muajin e kaluar për bisedime të drejtpërdrejta me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Ministrat e Jashtëm të bllokut 27-anëtarësh filluan bisedimet sot në Luksemburg, ku kërkesa e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte në krye të axhendës.

“Siç e dini, ne jemi angazhuar me Serbinë dhe Kosovën për të filluar bisedimet. Shpresoj se ato do të fillojnë së shpejti. Jam e kënaqur që presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Hashim Thaçi janë të gatshëm të ecin përpara.”

Hollanda po përpiqet ta ngadalësojë përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, duke thënë se vendi duhet të arrestojë më parë Ratko Mlladiç, kriminelin më të kërkuar të luftës në Evropë.

Hollanda e akuzon Serbinë se nuk po përpiqet sa duhet ta arrestojë ish gjeneralin e serbëve të Bosnjës që akuzohet për masakrën e vitit 1995, ku u vranë tetë mijë burra e djem në qytetin e Srebrenicës.

Kjo ishte vrasja masive më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zyrtarët thanë se Ministri i Jashtëm hollandez Uri Rosental këmbënguli që anëtarësimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me arrestimin e Mlladiçit.

Por disa anëtarë të tjerë të bllokut nuk ishin dakort.

“Nuk e di se si do të përfundojë kjo punë. Megjithatë, nga pikëpamja jonë çështja është e qartë: Serbia ka treguar se po bashkëpunon dhe ne, gjermanët, duhet të bëjmë pjesën tonë.”

Temat e takimit të sotëm përfshijnë ndryshime në traktatin e BE-së për të dënuar vendet që destabilizojnë Eurozonën, çështjen e Iranit dhe Lindjes së Mesme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)