27 Mars 2023

Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE dhe në NATO

Shkup, 12 dhjetor - Në vazhdën e vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në një takim të veçantë nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në diskutimet përmbajtësore mbizotëroi fryma e pajtimit të plotë rreth interesave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit konkluduan se marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, janë vlerë ë veçantë për të dyja vendet dhe kanë ndikim pozitiv në rrugën e përbashkët euro-integruese.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i konsideroi vizitat e ndërsjella mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve dhe për të konkretizuar më tej ato në segmente të veçanta. 

Kryetari Konjufca dhe presidenti Pendarovski ndanë pikëpamje të njëjta se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE dhe në NATO, meqë një hap i tillë nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajonin tonë. â€‹

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)