26 Mars 2023

Toshiba bashkëpunon me UBT-në

Prishtinë, 14 tetor - Presidenti i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë vizitës së tij në Republikën e Çekisë ka vizituar edhe përfaqësinë e kompanisë së njohur në nivel botëror për teknologji “Toshiba”.

Gjatë vizitës Hajrizi zhvilloi edhe një takim miqësor me menaxherin kryesorë të kompanisë në fjalë Juroslav Liskovec.

Më konkretisht, gjatë takimit palët biseduan për mundësin e bashkëpunimit mes dyja institucioneve e sidomos për sektorin e teknologjisë për me sjell robota industrial dhe laboratorë në Kosovë, pikërisht në UBT, në Fakultetin e Mekatronikës, fakultet i vetëm në vend dhe rajon, ku studentëve u mundësohet të organizojnë praktiken shkencore etj .

z. Hajrizi u nda i kënaqur me të arriturat e kompanisë në fjalë në të gjithë sektorët më konkretisht për rolin e kompanisë në teknologjinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)