22 Mars 2023

Nagavci dhe Jashari apelojnë të punësuarit në arsim vaksinohen

Prishtinë, 3 gusht - Ministrja e MASHTI-t , Arbërie Nagavci bashkë me anëtarë të Kabinetit të saj kanë zhvilluar një takim pune me kryetarin e SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.

Njëra nga temat  e bashkëbisedës ishte çështja e vaksinimit të punëtorëve  arsimor dhe të dy palët janë pajtuar që të dalin me apel përmes medieve drejtuar të punësuarve në arsim që të vaksinohen në mënyrë që të jenë të mbrojtur e të përgatitur për të nisur mbarë vitin e ri shkollor.

Ministrja Nagavci dhe kryetari Jasharaj janë shprehur të bindur se të punësuarit në arsim do ta kuptojnë drejt këtë apel dhe do të vaksinohen duke u mbrojtur kështu nga Covid  e për të dhënë kontribut meritor në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor.

Në vazhdim të këtij takimi është bashkëbiseduar edhe lidhur me të punësuarit në arsim e që janë me 180 kredi.

Ministrja Nagavci është deklaruar se Udhëzimi i fundit  Administrativ për Normativin mbi Kuadrin Profesional në Arsimin e Përgjithshëm e ka zgjedhur drejt këtë çështje dhe se Udhëzimi është botuar në faqen zyrtare të MASHTI-t.

Në këtë takim është biseduar edhe për Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2021/2022 dhe kryetari i SBASHK Jasharaj ka kërkuar që para finalizimit të tij të zhvillohet së paku një takim, në të cilin duhet të ftohet edhe përfaqësuesi i SBASHK dhe të përfillën idetë dhe propozimet e prezantuara nga kjo sindikatë duke kujtuar se ky udhëzim dhe vetë kalendari shkollor nuk bën të pësojnë ndryshime eventuale përmes ndonjë vendimi e aq më pak pa marrëveshje e pajtueshmëri nga SBASHK-u.

Lidhur m çështjen e mësimit plotësues pas një debati për këtë çështje është qartësuar se ky aktivitet mësimor u mbetet në kompetencë mësimdhënësve e  shkollave dhe do të organizohet sipas vlerësimeve e nevojave që paraqitën pas  periudhave mësimore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)