02 Prill 2023

Ministria e Arsimit ofron përkrahje për studentët nga Presheva

Prishtinë, 17 gusht - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Nehat Mustafa ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit është diskutuar shqytrimi i mundësive përmes të cilave Ministria e Arsimit mund të rris përfshirjen e numrit të studetëve nga Lugina e Preshevës në universitetet publike të Kosovës.

 

 Zëvendësministri, Mustafa ka dhënë zotimet se Ministria e Arsimit do të bëjë të gjitha përpjekjet për sistemimin e të maturantëve të Preshevës në UP dhe UPZ.

 

Mustafa ka theksuar se, Ministria e Arsimit është e gatshme të ndihmoj në të gjitha format e mundshme arsimin e lartë dhe atë paraunivesitarë në Preshevë, duke ofruar trajnime në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore për klasat e para, etj.

 

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nga ana e tij ka vlerësuar lartë kontributin e MASHT-it në përkrahjen e vazhdueshme që po u jep të rinjve të Preshevës

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)