19 Prill 2024

Komuna e Prishtinës bashkë me Ambasadën Britanike zotohen për punësime meritore

Prishtinë, 4 maj - Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë sot ka bërë thirrjen publike për ekspertë të jashtëm për të marrë pjesë në procedurat e rekrutimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve në institucionet arsimore në Prishtinë.

Njëherësh, kjo është praktikë që po bëhet për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës. Duke e bërë këtë, ne jemi duke vendosur një standard të ri në udhëheqjen e arsimit në Prishtinë.

Drejtoresha e Arsimit zonja Besianë Musmurati konsideron se menaxhimi i shkollave është jetik për funksionim të mirëfilltë të arsimit. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të Prishtinës lidhet ngushtë me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të shkollave dhe çerdheve.

Prandaj sipas saj është me rëndësi tejet të madhe që procesin e emërimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të shkollave ta bëjmë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.

Konkretisht, Ambasada Britanike përmes Projektit të Rekrutimit për emërime të zyrtarëve të lartë, do të mbështes komisionin rekrutues që do të bëjë përzgjedhjen e drejtorëve, duke ofruar trajnime profesionale se si duhet të zhvillohen proceset rekrutuese bazuar në merite.

Në thirrjen publike të shpallur sot, ftohen të gjithë ekspertët e arsimit dhe anëtarët e Këshillit të Prindërve që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë për anëtarë të komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve.

Njëkohësisht, përmes jetësimit të këtyre standardeve ne po realizojmë edhe premtimet tona se transparenca, llogaridhënia dhe meritokracia do të jenë parimet tona të qeverisjes, që në qendër ka mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)