31 Mars 2023

Integrimi i minoriteteve në shkolla një hap i madh përpara

Prishtinë, 15 nëntor - I shoqëruar nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, si dhe shefi i zyres së UNICEF-it, Johannes Wedenig, Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së vizitoi shkollën "Selman Riza" në Fushë Kosovë, e cila kohëve të fundit ka integruar 42 fëmijë të këtyre komuniteteve të cilët nuk kanë vijuar shkollimin për disa vite me radhë.

"Është e mrekullueshme të shohësh gjithë këta fëmijë që tani janë duke vijuar shkollimin. Ky është një hap i madh përpara dhe një shembull që duhet ta ndjekin edhe shkollat e tjera. Shumë fëmijë të tjerë në Kosovë po ballafaqohen me pengesa për vijimin e mësimit. Duhet bërë përpjekje edhe më të mëdha për të siguruar që çdo fëmijë të mund të gëzojë të drejtën e  vet për të pasur qasje në shkollim," theksoi Khaldoun Sinno.

Gjatë një konference të BE-së për përfshirjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, të mbajtur në muajin maj, OJQ Partneriteti i Ideve ua tërhoqi vëmendjen e Ministres Çitaku dhe Zyrës Ndërlidhëse të KE-së për problemin e fëmijëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane që nuk vijojnë shkollimin në shkollën "Selman Riza". Është dashur të tejkalohen disa pengesa administrative për të siguruar regjistrimin e këtij grupi të fëmijëve që nuk vijonin shkollimin të cilët deri më tani janë këshilluar dhe mësuar nga kjo OJQ. Pengesë e veçantë ka qenë testi i regjistrimit për fëmijët të cilët nuk kishin vijuar shkollimin për më shumë se dy vite.

Me një përpjekje të përbashkët të OJQ-së Partneriteti i Ideve, Ministres së Integrimit Evropian dhe Ministrit të Arsimit, shumica e këtij grupi të fëmijëve që nuk vijonin shkollimin u regjistruan për vitin shkollor prej shtatorit 2011 dhe që nga atëherë janë duke vijuar mësimin.

"Për secilin prej këtyre fëmijëve, një vend në shkollën e rregullt ishte edhe e drejtë por edhe mundësi. Organizata Partneriteti i Ideve është shumë e kënaqur që këta fëmijë sot janë në bankat shkollore, sepse kjo nuk është mirë vetëm për këta individë por edhe për shoqërinë pjesë e të cilës janë ata. Tani që këta fëmijë gëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, ata do të rriten dhe të punojnë, të paguajnë tatimin dhe të bëjnë Kosovën një vend më të mirë për vete dhe për fqinjët e tyre. Testi i suksesit të Kosovës në përpjekjet që kemi bërë të gjithë ne që t’i sjellim ata këtu do të jetë nëse vazhdojmë të përkujdesemi që ata të dijnë se duhet të jenë në shkollë, se janë të mirëseardhur në shkollë dhe se do të aftësohen që të arrijnë rezultate të mira në shkollë," tha Elizabeth Gowing nga OJQ Partneriteti i Ideve.

Mbrojtja e të drejtave të pakicave është një ndër kriteret e Kopenhagës në procesin e integrimit evropian dhe po ashtu edhe një ndër pikat kryesore në dialogun e ardhshëm për liberalizimin e vizave ndërmjet Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)