26 Mars 2023

Hapet gara për kontribuuesit në fushën e arsimit profesional

Prishtinë, 3 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe GIZ-i kanë hapur sot garën për kontribuuesit në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu me këtë rast ka theksuar se pas vlerësimit profesional , çmimi do ti jepet kompanisë e cila ka kontribuar ne mënyra te ndryshme, si materiale apo kohore ne aftësimin profesional te nxënësve, punëtorëve apo dhe personelit mësimor.

“OEK fton me shumë bizneset kosovare që te investojnë sa me shume qe është e mundur ne fuqinë punëtore sepse te paret qe do te fitojnë nga punëtorë te kualifikuar pikërisht do te jene kompanitë”, ka kryetari i OEK-ut.

Ai theksoi se nuk mund te kemi integrim politik pa pas integrim ekonomik, mirëpo nuk mund te kemi as integrim ekonomik pa punëtor te kualifikuar. Asnjë investitor i huaj nuk do te pëlqente te bashkëpunonte me kompani te cilat nuk kane njerëz te kualifikuar, tha kryetari Gërxhaliu.

Ragip Gjoshi, këshilltar politik ne MASHT-it tha se janë të përkushtuar për zhvillimit e mirëfilltë te arsimit profesional ne Kosove .

“Ideja e OEK –ut te cilën ne e vlerësojmë larte është një ide qe ndihmon realizimin e idesë sonë te përkushtuar për vitin 2011-2016 për realizimi ne dokumenteve tona strategjike qe është kurikula dhe ligji mbi arsimin dhe aftësimin profesional”, tha ai .

Gjoshi theksoi se në Kosovë janë 54 shkolla te arsimit profesional dhe se afër 7% te nxënësve te arsimit te mesëm i përkasin arsimit profesional qe konsiderohet si shprese për zbutjen e papunësisë dhe krijimin e kuadrove te aftësuara edhe për tregun e bashkësisë evropiane”.

Christoph Heil, nga GIZ tha se është e qarte qe arsimi dhe aftësimi profesional përgatit njerëz për jete.

Ai i dha përkrahje të madhe kësaj mënyre të arsimit duke theksuar se ky program bënë pjesë në projektet shumë të rëndësishme të GIZ-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)