26 Mars 2023

Gjilanit i shtohen dy çerdhe të reja

Gjilan, 29 shtator – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Gjilanit do t’i shtohen edhe dy çerdhe të reja.

Ai a bërë të ditur se në javën e ardhshme do të nis ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj ne Dobërçan.

“Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan”, ka thënë kreu i Gjilanit.

“Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen”, ka shtuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)