26 Mars 2023

Buja theksoi rëndësinë e investimit në fëmijërinë e hershme

Prishtinë, 30 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë sot në promovimin publik të dokumentit “Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme (0-6 vjeç)”.

Në ceremoninë e publikimit të këtij dokumenti, ministri Buja vlerësoi se zhvillimi i fëmijëve në këtë fazë të jetës, është themeli i zhvillimit mental dhe emocional të tyre.

Ministri Buja, theksoi se, këto standarde që janë hartuar, janë bërë në atë mënyrë që të jenë të përdorshme për të gjithë fëmijët, pavarësisht etnisë të cilës i përkasin, konfesionit apo aftësive psiko-fizike të tyre.

Më tej, ministri i Arsimit ka vlerësuar se hartimi i këtij manuali të standardeve, lë të kuptojmë se, nuk mund të bëjmë as mësues, as pilotë, as ushtarakë dhe as mjekë të mirë, nëse nuk investojmë në zhvillimin e fëmijëve që në moshën e tyre të hershme.

“Është diçka që flet shumë argumentueshëm për atë që ne e kemi thënë që në fillim të mandatit tonë qeverisës. Kemi thënë që jemi të angazhuar dhe do të vazhdojmë në mënyrë permanente që të jemi të interesuar jetësisht për ngritjen e cilësisë arsimore.

Kemi nisur mbarë dhe natyrisht duke investuar te fëmijët 0-6 vjeç kemi nisur në mënyrën më përmbajtësore për të shkuar seriozisht drejt ecjeve tjera”, ka thënë ministri Buja.

Dokumenti “Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme (0-6 vjeç)”, është hartuar nga MAShT, me përkrahjen edhe të UNICEF-it dhe në të janë përfshirë rreth 700 fëmijë të kësaj moshe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)