01 Prill 2023

AKK shpalosi implementimin e Kornizës Kombëtare Kualifikimeve

Prishtinë, 25 nëntor - Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) me përkrahje nga projekti i menaxhuar nga Komisioni Evropian - ‘EU Kosvet V’, mbajti konferencë rajonale në Prizren.

Në konferencë u shpalosën të rejat rreth implementimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK).

Në konferencë morrën pjesë përfaqësues nga Autoriteti, Drejtoria Komunale e Arsimit, inspektorët rajonal të arsimit profesional, si dhe përfaqësuesit e ofruesve të arsimit dhe aftësimeve profesionale.

AKK prezantoi edhe sistemin e aprovimit të kualifikimeve dhe akreditimin e institucioneve të cilat do të vlerësojnë dhe lëshojnë këto kualifikime. Kualifikimet do të miratohen për t’u përfshirë në KKK-në e re e cila mundëson që këto kualifikime të krahasohen me ato ndërkombëtare në përputhje me Kornizën  Evropiane të Kualifikimeve.

Në konferencë u diskutuan edhe rezulatet e një testimi të kryer më herët gjatë vitit tek ofruesit a Arsimit dhe Aftësimit Profesional duke përfshirë shkollat profesionale, qendrat e aftësimit profesional dhe ofruesit jo formal të aftësimit.

Rezultatet e testimit tregojnë që kualifikimet profesionale gjithnjë e më tepër janë duke u hartuar në atë mënyrë që fokusohen në nevojat e tregut të punës dhe gradualisht janë duke rezultuar me ngritje të cilësisë në arsim dhe aftësim në përputhje me standardet Evropiane.

Ky testim, së bashku me konferencat informuese rajonale mbështetet nga projekti i ‘KOSVET V’, financuar nga Bashkimi Evropian.

AKK do te fillojë me procesin e validimit te kualifikimeve profesionale si dhe akreditimit te ofrueseve te trajnimit publik dhe privat qe nga viti i ardhshëm 2012.

Puna e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe partnerëve të saj të cilët punojnë në zhvillimin e kualifikimeve me standarde Evropiane për Kosovën do të ndihmojë në punësimin e personave të kualifikuar dhe do të rrisë njohjen e shkathtësive dhe kompetencave të tyre në tregjet vendore dhe ndërkombëtare të punës.  




 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)