29 Mars 2023

“Të vallëzojmë për nënat e fëmijët” mbledh 23,890 euro

Prishtinë, 5 dhjetor - Mbi 300 ishin pjesë e ngjarjes së vallëzimit “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” që u mbajt me 3 dhjetor. Ngjarja u mbajt tek Sheshi 21 në Prishtinë dhe aty u mblodhën €23,890.00  nga shitja e biletave dhe sponsorizimet.

Në mesin e shumë personaliteteve nuk mungoi e para e vendit, Shkëlqesia e saj, Znj. Atifete Jahjaga.  

Ngjarja e parë e vallëzimit e këtij lloji për qëllime të mbledhjes së fondeve u organizua nga Radio Dukagjini dhe Crimson Capital si mbështetje për Fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” që ofron shërbime të përkujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Kosovë.

“Duke patur parasysh rritjen e nevojës për ndihmë për nënat dhe fëmijët që përballen me sfida shëndetësore, Fondacioni vendosi të zgjerojë përpjekjet e veta dhe t’i bëjë apel zemërgjerësisë së njerëzve, duke dërguar dhe mesazhe pozitive në të njëjtën kohë,” tha Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit.

“Vetëm në tre vitet e fundit, me ndihmën e Fondacionit, Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal e ka ulur shkallën e vdekshmërisë së parakohshme foshnjore në rreth 10/1,000 sot. Ky është zhvillim i shkëlqyer. Tani, ky nivel mund të ulet edhe më tej, falë bujarisë së mbështetësve të shumtë”, tha Michael Gold, Drejtor Ekzekutiv i Crimson Capital, që është dhe sponsori platin i ngjarjes.

Darka e vallëzimit për mbledhjen e fondeve u mbështet me sponsorizime nga: Crimson Capital, Acibadem Hospital Group (si sponsorë platin), Komot shpk, Qendra Laserike e Syrit Kubati, Mjeshtri, NLB Prishtina, TEB Bank (si sponsorë të artë), KEIS, Cacttus (si sponsorë të argjendtë) dhe Black Eagle, Business Development Institute, Evolution Dance, Frutomania, Flutura Dedinja, KEP, LIV Hospital, Perla Events, Birra Prishtina, Palma, RC Cola, Rugove, Birra Sabaja, Vitaminka, Walker dhe VM3 (si sponsorë të tjerë) si dhe nga individë të shumtë që blenë bileta individuale. Kjo ngjarje dhe e gjithë fushata u mbështet nga Trembelat.

“Duam të falenderojmë të gjithë ata që dhanë mbështetjen e tyre, në një mënyrë apo në një tjetër” shton Zana Aqifi, si bashkë-organizatore e ngjarjes. “Përveç fondeve që mblodhëm për fondacionin Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, ishte kënaqësi për ne që ishim pjesë e grupit të njerëzve që janë të përkushtuar për t’u ndihmuar të tjerëve”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)